Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur nga mbledhja që po zhvillohet në Partinë Demokratike me kryetarët e degëve, nga ku ka dhënë mesazhe të qarta për protesta masive në vend.
Përveç kësaj kryetari i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje të vetëve që të angazhohen maksimalisht për të bërë për vete elektoratin gri dhe të pakënaqurit në Shqipëri, për të cilët theksoi se janë me shumicë, duke përfshirë mësues, mjekë dhe mijëra të rinj.
FJALA E PLOTË:
“Por kjo gjendje shndërron në letër të pavlerë të gjithë aksionin e demokratëve nga shtatori gjer sot që bënë një mrekulli absolutisht të vërtetë për Shqipërinë dhe Europën. Ngritën në këmbë forcën e tyre politike si forcë të vërtetë opozitare, kundrejt presioneve terrorit, trysnive, të shumëllojta të jashtëzakonshme. Ata presin udhëheqjen tani. Ata presin tani një drejtim nga ne. Revolta, pakënaqësia ndaj këtij regjimi zgjedh dhe vlon jo vetëm në zëmrat e demokrateve, por ju garantoj dhe në një përqindje të madhe të qytetarëve pa parti por edhe ë të partisë Socialiste.
Po përsëri sot për shkak të kësaj apatie, frika është e përhapur thellë. Është për detyrimet tona që kemi. Sot nuk mund të ketë mësues të kënaqur, kur prej 8 vitesh ai nuk sheh asnjë përmirësim real të gjendjes së tij personale, të gjendjes familjare të fëmijëve që mëson dhe prindërve që takon. Shikon vetëm rënie, vetëm mospërfillje përçmim. Po kjo kaq e vërtet është me mjekët që po ikin masivisht për shkak të shpërfilljes së plotë nga ky regjim.
Dhe për të gjithë profesionistët e të rinjtë. Pra orbita e pakënaqësive dhe njerëzve të revoltuar është shumë e madhe. Detyra jonë është të aktivizojmë dhe tërheqim ata në veprimin tonë. Të bëjmë gjithçka për të vendosur bashkëpunim me ta. Të bëjmë gjithçka për të identifikuar çdo organizatë dhe grup interesi, çdo individ influent dhe çdo aleat tonin që ne do të duhemi të krijojmë me shpejtësi frontin opozitar. Ne jemi në situatë absolutisht shumë më të vështirë sesa në vitin 1991. Po pse ja u them unë këtë në vitin 1991 ne kishim një regjim monist, komunist por ai ishte një rrokullisje botërore, s’ra në Shqipëri por në të gjithë botën”, tha Berisha.