Pasi opozita la sallën e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha përforcoi denoncimin e kryeopozitarit Basha në sallë se policia i është vënë pas dëshmitarit X që shfaqet në video-përgjimin e publikuar nga PD.

Berisha shpërtheu në akuza ndaj Ramës dhe deklaroi se zgjidhja e vetme është që populli ta hedhë në Lanë.

Berisha: Ky faqezi për të mbrojtur vëllain e tij Olsin gënjeu, u bë dhe kryeksperti i zërit dhe deklaroi brenda natës se ajo është një audio e montuar.

Sot ky faqezi për ti shpëtuar kësaj ka ndërmarrrë një akt terrorist ndaj dëshmitarit X por harron ky faqezi se zinxhiri i dëshmitarëve është i pafund dhe provat janë autentike.

Nuk mbetet gjë tjetër veçse shqiptarët që ky i mashtroi në mënyrë më të paskrupullt, më i shpërfytyruar ta krehin nga zyra dhe ta hedhin në Lanë si një kalbësirë që po qelb Shqipërinë dhe Ballkanin.

Artikulli paraprakKËRCËNOHEN ME PRERJE KOKE MESSI DHE RONALDO
Artikulli tjetër25 VJEÇARI FEJOHET ME 13 VJEÇAREN, ‘LE IENE’ SËRISH NË SHQIPËRI/ BURRI: S’E PREK ME DORË DERI KUR TË JETË 16-17 VJEÇE