Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka treguar edhe arsyen e miqësisë mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç.
Teksa solli shembullin e ish-kryeministrit rumun, Viktor Ponta që Serbia i dha shtëtësinë, Berisha theksoi se kjo gjë e pret edhe Ramën.
REAGIMI I BERISHËS
Miqesia Rama – Vuçiç per te shpetuar lekuren ketij te fundit!
Radio Deutsche Ëelle informon se një javë më parë Vuçiç i dha shtetësinë mikut të tij, ish kryeministrit Ponta për ta mbrojtur nga drejtësia në Rumani.
Kjo eshte nje nga arsyet baze te miqesise se Rames me Vuçiç pasi kjo pret dhe Ramën! sb