Kryetari i PD-së, Sali Berisha, shprehu sot urimet e tij të përzemërta për presidentin e ri të SHBA, Donald Trump.

‘Të dashur miq, këtu demokratët shqiptarë, Sali Berisha në oqeanin elektoral planetar, jeni ndër më të paktët që mbështetët haptas, pa rezervë presidentin Donald Trump dhe zgjedhjen e tij.’ u shpreh gjithashtu Berisha.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufijshme, ju misionareve dhe misionarëve të vërtet të kauzës së drejtë të dinjitetit, lirive të njeriut, interesit kombëtar, vlerat universale të njeriut të lirë.

Përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme, që çdo natë shpërndajnë në të katërta anët e vendit të vëvretat e narkoregjimit të Edi Ramës.

Por sot, këtu në emër tuaj, të PD, të opozitës shqiptare i uroj, i përcjell urimet më të përzemërta presidentit të 47-të të SHBA-ve, z.Donald Trump për rikthimin e tij më të jashtëzakonshëm të të gjitha kohërave. Një përshëndetje të përzemërt qytetarëve të SHBA-ve për votën e tyre, të cilët votuan dje për vlerat më sublime, më të arrira që njerëzit e lirë ndajnë njëri me tjetrin, kombet e lira nderojnë dhe respektojnë. Votuan dje, në një botë me luftra dhe të pasigurtë për Donald Trump, udhqheqësin që më shumë se kushdo tjetër premton dhe garanton paqe, prosperitet, zhvillim. Mirënjohje të pakufijshme për ata që votuan për burrin e madh të kombit amerikan, mbrojtës kryesor i vlerave tradicionale konservatore në SHBA dhe në botë. Të dashur miq, këtu demokratët shqiptarë, Sali Berisha në oqeanin elektoral planetar, jeni ndër më të paktët që mbështetët haptas, pa rezervë presidentin Donald Trump dhe zgjedhjen e tij. Vetëm 5 ditë më parë në një studio televizive do të më pyesnin: për cilin je? Përgjigja e prerë: për Republikanët. Miq, dua të jem i sinqertë me ju. Nuk kisha asnjë parashikim timin, sepse siç e patë ju kundër Donald Trump-it u përdorën aktet më të rënda. U dëmtua dy herë në mënyrë mizore jeta e tij, vetëm e vetëm që ai të mos ishte presidenti i 47-të i SHBA-ve.

Nga ana tjetër, ndaj tij lëshoheshin etiketat më të pamerituara. Një njeri që qeverisi, drejtoi Amerikën për 4 vite dhe që nuk burgosi, nuk paditi një gazetar të vetëm, kundërshtar të tij, një njeri që i bëri amerikanët më të pasur, më të sigurtë, e demonizonin çdo ditë në shkallën më ekstreme me epitetet nga më të turpshmet. Mblidhnin mbarë botë të shprehej kundër tij. Edi Rama organizonte takime gjoja me diasporën për të lobuar për kundërshtarin politik etj, etj. Pra, nuk ishte e mundur për mua të parashikoja se cili do të ishte fitimtari, por kodi i nderit dhe i marrëveshjes kërkonte që unë t’u qendroja atyre, pavarësisht nga çdolloj rezultati dhe çdlloj çmimi. Nuk e bëra deklaratë për veten time, jo absolutisht. E bëra për ju, demokrate dhe demokratë, për opozitaret dhe opozitarët. E bëra për për shqiptarët dhe shqiptaret. E bëra për ju, sepse ai që mund të quhet kovodi moral i kohërave, Xhorxh Soros dhe doktrina e tij kanë shndërrua Shqipërinë në laboratorin eksperimental të shkatërrimit të vlerave, të shkatërrimit të familjeve, të ndërtimit të narkoshtetit, të përzënies së shqiptarëve nga Shqipëria.

Shefi i ‘Apple’ uron Donald Trump: Presim me padurim të angazhohemi me ju dhe administratën tuaj
Atë prononcim, atë thirrje për anëtarët e PD, mbështetësit e saj në SHBA, nuk e bëra për veten time, as për të ndërhyrë në zgjedhje të kujt, por e bëra sepse Shqipëria, republika e drogës dhe e Xhorxh Sorosit përjetoi një nga krimet më të rënda, dramat më të mëdha, grushtin e shtetit kundër opozitës shqiptare. Atë prononcim, atë thirrje për anëtarët e PD, mbështetësit e saj në SHBA, nuk e bëra për veten time, as për të ndërhyrë në zgjedhje të kujt, por e bëra sepse Shqipëria, republika e drogës dhe e Xhorxh Sorosit përjetoi një nga krimet më të rënda, dramat më të mëdha, grushtin e shtetit kundër opozitës shqiptare. Grushtin e shtetit kundër opozitës shqiptare në një vend që midis të gjitha vuajtjeve të shekujve dhe mijëvjeçarëve, vuajtjen më të madhe kishte patur mungesën e demokracisë. Grushtin e shtetit kundër një vendi partner, anëtar i NATO-s, një vend që kishte bërë me zemër të hapur, kishte vendosur një bashkëpunim luajal me SHBA-të, por tani për monstrën Xhorxh Soros, duhej që të gjitha pushtetet t’i kalonin montrës, Edi Rama. Duhej që Shqipëria të mos kishte opozitë, duhej të fshihej, të fshihej historia e Shqipërisë. Duhej këtu, që ambasadorja e Xhorxh Sorosit, Yuri Kim të fshihte historinë, të thërriste për arrestime persekutime me diplomatë të tjerë. Duhej pra, Shqipëria të mos kishte opozitë, por vetëm banda, kriminelë dhe esmenë antishqiptarë.

Artikulli paraprakIZMIR SMAJLI NDËRPRET PËRKOHËSISHT ROLIN SI SPORTIST I ATLETIKËS, JA ARSYEJA
Artikulli tjetërPD TAKIM ME SHQIPTARËT NË LONDËR. ZBULOHET DATA