Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar festën e rinisë me anë të një postimi në Facebook.
Në këtë ditë të rëndësishme, ai ka zgjedhur të postojë një foto të Azem Hajdarit.
“Gezuar 8 dhjetorin, Diten Kombetare te Rinise! Miq, me 8 dhjetor 1990, tribuni legjendar Azem Hajdari se bashku me studentet liberator, ne nje perballje epike me diktaturen staliniste te bllokmeneve hoxhiste, hapi dyert e lirise per shqiptaret, asokohe kombin me te shtypur te botes! Nderim perjete vepres se pavdekshme te studenteve dhe liderit te tyre, tribunit te lirise Azem Hajdari. Azem, ti je gjalle! sb”– shkruan Berisha në Facebook.