Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se shqiptarët janë në varfëri dhe mjerim ekstrem.

‘Varfëria dhe mjerimi janë një emergjencë kombëtare, së cilës PD do t’i përgjigjet duke përmbysur plotësisht modelin e shpërndarjes së të ardhurave’, u shpreh Berisha gjatë takimit me ekspertët e ekonomisë, ku po diskutohet projektbuxheti 2025.

Berisha: Mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju këtu të pranishëm, drejtues të PD, deputetë, kryesues dhe drejtues, anëtarë të departamenteve të saj.

Dhe një përshëndetje për të gjithë ata që na ndjekin ne.

Të dashur miq, ne e shfrytëzuam analizën dhe studimin e buxhetit për të paraqitur para shqiptarëve programin tonë ekonomik në tërësi, por para së gjithash konceptin tonë për shpërndarjen e të ardhurave buxhetore, i cili ka qenë i kundërt me parimet në të cialt ky buxhet u shpërnda në 12 vite.

Cilido që dëshiron, le të shohë studimin e Grupit të Bostonit të vitit 2012. Ky grup, ndër më prestigjozët në botë në rrafshin e studimeve, gjen Shqipërinë në pozicionin e katërt më të mirë në shpërndarjen e të ardhurave buxhetore.

Një qeveri në rast se do të ruajë kohezionin social, të vendit, të shoqërisë, një nga levat më të fuqishme që ajo ka për të konkretizuar përpjkjet për këtë kohezion është shpërndarja për të ardhurat buxhetore.

Aso kohe, Shqipëria u rendit në atë pozicion nga ai grup prestigjioz për faktin se Shqipëria në mënyrën më të vendosur kishte rritur rrogat dhe pensionet e qytetarëve, kishte ulur taksat dhe kishte investuar në infrastrukturën e dobishme për komunitetet.

Këto tre ishin faktorët që bënë të mundur që Shqipëria të ketë atë pozicion. 12 vite kaluan, Shqipëria në raport me shpërndarjen e të ardhurave u rrokullis me një shpejtësi të rrufeshme, të dhimbshme edhe më të madhe, se sa u rrokullisajo në testin e PISA-s.

Në 12 vite, ne humbëm një pozicion që përbënte një kuantum lip për shqiptarët, dhe ky ishte pozicionin i qytetarëve më të paguar në rajon. Më të paguar edhe se qytetarët e dy vendeve anëtarë të BE, bullgarët dhe rumunët.

Me gjithë këtë përpjekje, ne, siç janë të dokumentuara, investuam sa kurrë ndonjëherë më parë në infrastrukturën e vendit. 12 vite, nga në krye, nga pozicioni i parë, në rrogat dhe pensionet, ne u rrokullisëm në pozicionin e fundit.

Edhe pas rritjeve të rrogave, se pensionet nuk janë rrit, përsëri ne rreshtohemi të fundit në rajon, por jo vetëm rreshtohemi të fundit, por e vërteta është se, sirenat e dhimbjes së varfërisë dhe mjerimit ulërijnë sot për mbi 46% të shqiptarëve.

Në situatën më katasrofale, më çnjerëzore, më të pamëshirë janë pensionistët.

Pensionisti shqiptar për shkak të inflacionit, sot me gjithë të ashtuquajturin indeksim, sot ai blen me pensionin e tij 30-40% më pak, se sa blinte me pensionin e tij në vitin 2013.

Është shumë e dhimbshme të imagjinosh që, çmimet në Greqi dhe Itali të ushqimeve bazë dhe produkteve bazë janë qartësisht më të ulëta se në Shqipëri. Në raport me mesataren e BE, çmimet e produkteve bazë janë 10-250% më lirë, kurse pensionisti, në qoftë se ia proporcionojnë pjesën e pa indeksuar, në qoftë se ia proporcionojnë rreth 450 mijë lekë që, sipas ekspertëve iu mbahen me tvsh-në atyre, del e vërtetë që ata tri vakte nuk i marrin dot.

Në një kohë kur u mbaj ky qendrim me rrogat e larta. Ata u rritën 2 dhe 3 herë. Imagjinoni ju, merr Edi Rama, Bajram Begaj, Altin Dumani, marrin sa 50 gjer në 70 pensionistë, në një shkallë pabarazie ekstreme.

Plus të tjerë, që marrin si ndihmë ekonomike dhe janë mbi 60 mijë e sa familje që marrin nga 60 mijë lekë të vjetra.

Pra, varfëria dhe mjerimi janë një emergjencë kombëtare në Shqipëri sot. Një emergjencë, së cilës PD duhet dhe do ti përgjigjet duke përmbysur plotësisht këtë model shpërndarjes së të ardhurave dhe në mënyrë përfundimtare.

Artikulli paraprakDUMANI: SPAK ËSHTË NË VIJËN E PARË TË LUFTËS KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR, KEMI SEKUESTRUAR 150 MLN EURO ASETE
Artikulli tjetër“MINIMUMI JETIK 200 EURO, PAGA MESATARE 1200 EURO”, BERISHA: JA KU DO I GJEJË PARATË QEVERIA E PD-SË