Sali Berisha është shprehur se ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka kërkuar SPAK që ta arrestonin, por sipas tij, nuk “iu plotësua dëshira”, sepse nuk ka asnjë provë që rëndon ndaj tij.

“Shkonte çdo javë në ‘SKAP’ dhe thoshte: pse se arrestoni. Ata do e bënin me kënaqësinë më të madhe, por s’kishin prova”, tha Berisha në një intervistë për Abc News.

Ai vijoi akuzat duke thënë se Prokuroria e Posaçme është në shërbim të kryeministrit Edi Rama.

“Mbyllen çështje monstruoze, drejtësia sot është organizata më e kapur e këtij vendi”, tha ai.

Nga ana tjetër, nëse zyrtari i lartë amerikan Gabriel Escobar i mbylli çdo derë duke i thënë se edhe nëse fiton në zgjedhje, ‘Non Grata’ nuk i hiqet, Berisha e interpreton ndryshe këtë mesazh.

“Mesazhi i Escobar ishte se SHBA-të do bashkëpunojë me çdo force politike që fiton zgjedhjet”, deklaroi Berisha.

Më tej, u ndal çështja “McGonigal”, duke këmbëngulur që kryeministri Edi Rama është në hetim, edhe pse vetë SHBA ka deklaruar se marrëdhëniet me Shqipërinë janë në kulmin e tyre.

Artikulli paraprakBARDH SPAHIA: PUNIMET NË SHESHIN E TEATRIT “MIGJENI” PO ECIN ME RITME TË SHPEJTA
Artikulli tjetërALIBEAJ: DO TË LUFTOJMË PËR TË RRËZUAR TREKËNDËSHIN E BERMUDËS