Sali Berisha ka zbardhur detaje nga bisedimet që pati me Enekelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin në Selinë e PD.

“Çfarë u bisedua, unë shkova takova u shtrëngova dorën dhe bisedova me kryetarin e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhin. Ishte diskutim për problemet, ku kërkova angazhimin e tyre në procesin e bashkimit ët PD, kontributin e tyre dhe të çdo demokrati. I gjeta të prekupuar për këtë proces, por diferencat në mendime presistoi. Unë gjykoj se është në detyrimin e të gjithë drejtuesve aktualë të dialogojnë të debatojnë në Grupin Parlamentar të PD. Komisioni i Rithemelimit ka besim të plotë te Grupi Parlamentar i kësaj partie dhe mesazhi më i mirë që mund të përcjellin deputetët e PD është normalizimi i plotë iu jetës së këtij grupi në interesin më të mirë të bashkimit të partisë dhe në interesin më të mirë të vendit”, tha ai.

Ndër të tjera Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se pa diskutim do jetë pjesë e garës për kreun e PD, por se anëtarësia ka në dorë fatin e tij, siç merr në dorë dhe fatin e partisë. Ai ka ftuar çdo deputet, cilindo që të garojë dhe foli për një garë më të hapurën që ka ndodhur ndonjëherë.

“Që të them se më detyron të përsëris përgjigjen…pa diskutim që unë do të jem, do të jem në garë të hapur dhe ftoj cilindo koleg, deputet, jo deputet që dëshiron të garojë, është i mirëpritur në një garë të hapur, të ndershme, me rregulla. Nga ana tjetër i ftoj ata që kanë ndërmend të kandidojnë, të formojnë ekipin, të përcaktojnë rregullat që dëshirojnë dhe i garantoj se do jetë gara më e hapur që ka ndodhur ndonjëherë. Por tani të themi që nuk mund të ketë, nuk vendos më Sali Berisha për veten e tij, vendosi 6 marsi, vendosën një lëvizje që filloi unike në llojin e saj, ku anëtarësia merr në dorë fatin e partisë, por anëtarësia merr në dorë dhe fatin tim”, tha Berisha.

Artikulli paraprakLIVE/ SALI BERISHA FLET NGA SELIA, JA ÇFARË THOTË AI
Artikulli tjetërINCIDENT NË SELINË E PD/ TË BËRTITURA DHE TENSIONE NË KONFERENCËN E ALIBEAJT, JA ÇFARË NDODHI