Ish-kryeministri, Sali Berisha, deklaroi se vlerat e demokracisë të groposura me 30 qershor me farsën moniste duhet të vendosen një minutë e më parë.

Sali Berisha: Në rrafshin vleror ka një karakter të shenjtë. Vlerat e demokracisë të groposur me 30 qershor me farsën moniste duhet të vendosen një minutë e më parë. Thirrja ime për mbarë qytetarët shqiptarë është të vazhdojnë betejën deri në fitoren tonë vendimtare të plotë.

Opozita autogol me bojkotimin e zgjedhjeve?

Duke folur për gazetarët pas takimit me Bashën, Berisha tha se bojkotimi i zgjedhjeve ishte një nga aktet më të mençura të PD-së.

Sali Berisha: Nuk u bënë pjesë e farsës më të shëmtuar të narkoshtetit ku baronët e drogës dhe krimit me pushtet dhe në shpellat e drogës vendosin për fatin e qytetarëve. Është jetike që opozita të qëndrojë e papërlyer. Besnike e vlerave dhe për asnjë sekondë fasadë e një regjimi më të urryer që kanë pasur shqiptarët nga koha e Enver Hoxhës deri më sot. Zgjedhjet janë të dënuara me vdekje, nuk ishin zgjedhje ato po një farsë.

Artikulli paraprakBALLA: META TË LIROJË URGJENTISHT ZYRËN E PRESIDENTIT, 30 QERSHORI RIKONFIRMOI SHUMICËN
Artikulli tjetërBASHA NUK NDRYSHON: PD KËRKON LARGIMIN E RAMËS E QEVERI TRANZITORE