Shefi i komisariatit të Policisë së Shkodrës, Gazmend Demrozi është rikthyer në qendër të vëmendjes së ish-kryeministrit Berisha pas akuzave të disa kohëve më parë se Demrozi ka lidhje me parcelat e kanabisit në qarkun e Shkodrës.

Sot ish-kreu i qeverisë, ka publikuar mesazzhin që sipas tij në qytetar nga Shkodra I ka dërguar, duke e implikuar drejtpërdrejt Demrozin me drogën në fshatin Bruçaj të Njësisë së Pultit. Mesazhi është publikuar në faqen Zyrtare të Sali berishës, në të cilin thuhet:

PËRSHËNDËTJE ZOTI BERISHA. JAM NJË QYTETAR NGA SHKODRA DHE DUA TË SHPJEGOJ SE NË SHKODËR NUK KANË FUND PARCELAT HASHASHIT SIDOMOS NË FSHATIN BRUÇAJ, NJËSIA PULT. KËTO PARCELA MBROHEN NGA SHEFI I KOMISARIATIT DEMROZI NË BASHKË PUNIM ME KRYEPLAKUN E FSHATIT, BEC KOVACI.

Gazmend Demrozi ka qënë më parë shef I komisariateve në Berat dhe Burrel. Dhe prj afro dy vitesh është në krye të forcave blu në Shkodër.

Artikulli paraprakRUSIA PARALAJMËRON LUFTË NUKLEARE ME PERËNDIMIN
Artikulli tjetërSHQIPËRIA, NDRYSHIME TË TJERA NË FORMACION?