Policia e Berlinit ka dal përsëri me një njoftim, ku konfirmon se lëvizjet përgjat tregut të Krishtëlindjeve ku dhe ndodhi sulmi terrorist me kamion, mbeten të ndaluara.

Sipas autoriteteve saktësisht i tërë lokacioni në Breitscheidplatz, mbetet i bllokuar për arsye të zhvillimit të punës të ekipeve të hetuesisë. Kamioni me të cilin janë vrarë sëpaku nëntë persona dhe mbi 50 tjerë u plagosën në Tregun e Krishtlindjeve në Berlin, kishte targa polake, konkretisht nga qyteti Gdansk. Policia gjermane përmes rrjeteve sociale ka vërtetuar se ky kamion është grabitur nga një punëtori në Poloni dhe se shoferi nuk ka qenë pronari i saj.

Artikulli paraprakRUSIA E TURQIA: VRASJA E AMBASADORIT PËR TË NA NDARË
Artikulli tjetërPAOLO TRAMEZZANI LARGOHET NGA KOMBËTARJA