Berlin, kamioni përplas kalimtarët në një treg Krishtlindjesh
Një kamion ka sulmuar një turmë njerëzish në një Treg Krishtlindjesh në kryeqytetin gjerman, Berlin. Si pasojë e këtij sulmi kane humbur jetën disa person, ndërsa janë plagosur rreth 50 të tjerë. Ngjarja ka ndodhur pranë ‘’Kishës së Kujtimit’’ në zonën e bulevardit ‘’Kurfuerstendamm’’, në mes të Tregut të Krishtlindjeve, në anën perëndimore të Berlinit. Nuk dihet ende nëse shoferi e ka bërë këtë veprim në mënyrë aksidentale apo në mënyrë të qëllimshme. Sipas informacioneve nga policia, dyshohet se është një sulm i njejtë me atë të Nicës në Francë. Nëse vërtetohet se ky sulm është vërtet terrorist, atëherë do të jetë i ngjashëm me sulmin në Nicë të Francës ku një kamion u fut në mes të turmes dhe la të vdekur 86 persona.