Shkodra së bashku me Beratin, Fierin dhe Korçën është bërë pjesë e një projekti pilot I cili po implementohët nga Berzh në Bashkëpunim me fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe një delegacion Gjermano-Austriak. Synimi i projektit është kthimi i vëmëndjes drejt një qyteti i cili ofron gjithçka, mal, det, liqen, që të promovohët më shumë në arenen ndërkombëtare. Bledar Leka, drejtor ekzekutiv I projektit jep më shumë detaje për përfshirjen e qytetit të Shkodrës në këtë projekt.

Konsultimet do të vazhdojnë edhe me bashkinë Shkodër, si njohës më të mirë të rezurseve turistike.

Projekti ka një afat 3 vjeçar. Pjese e sesionit të patë informues u bënë përfaqësues të sektorit të turizmit në Bashkinë Shkodër, përgjegjës të muzeve, ekspertë të mjedisit, biznese të ndryshme. Bashkërendimi I përgjegjësive sëbashkua me asistencën e eksperteve synon te çojë në një tjetër nivel turizmin në qarkun e Shkodrës.

 

Artikulli paraprakISHIN DUKE EKSPLORUAR NATYRËN E VALBONËS, BIEN NË GREMINË DY TURISTË
Artikulli tjetërLIRIMI I PEDONALES, PRONARËT E BIZNESEVE PROTESTË