“Vllaznia B” ka arritur të marrë një barazim me shumë vlera në Kavajë ndaj Besës ditën e shtunë. Në fund të 90 minutave është arritur rezultati i barabartë me porta të paprekura.

Një pikë e marrë që do ta lërë poshtë në renditje ekipin kavajas edhe pse më herët trainer I skuadrës kuqeblu e klasifikonte si të vështirë. Organizimi i ri i ekipit të dytë të klubit shkodran në dy javët e fundit teksa me të kanë luajtur edhe lojtarë të ekipit të parë, ka dhënë frutet e veta duke realizuar një paraqitje të mirë. Edhe pse takimi ka filluar disa minuta me vonesë sepse ekipi shkodran ka mbërritur pak vonë në Kavajë si pasojë e problemeve me trafikun. Në fund të 45 minutave është fiksuar rezultati i barabartë 0-0 teksa të dy ekipet kanë patur rastet e tyre por pa arritur dot të shënojnë.

Me ekipin shkodran në këtë ndeshje po aktivizohen edhe dy futbollistët e ekipit të parë, mbrojtësit Antonio Marku dhe Erdenis Gurishta duke dhënë kontributin e tyre siç ndodhi edhe në ndeshjen e javës së kaluar në takimin ndaj Besëlidhjes kun ë fushë ishin present Krymi dhe Çinari ku ky I fundit ishte edhe autori I njërit prej dy golave të shënuar në këtë takim. Gjithësesi me pikën e marrë në ndeshjen ndaj Besës së Kavajës tashmë Vllaznia B është në kuotën e 15 pikëve në vendin e parafundit të klasifikimit ndërsa Besa me një pikë më pak në fundin e tabelës.

Artikulli paraprakLAMTUMIRË NDOC GURASHI, MJESHTRI I PIKTURËS
Artikulli tjetërBURGUT TË REÇIT, I DALIN “TË PALARAT”