Pasi rrezoi ekipe elitare per te njohur ngjitjen ne superlige, Beselidhja ne basketboll per meshkuj e sheh veten drejt fitimit te titullit kampion. Kete e konfirmoi me fitoren e se dieles ndaj durrsakeve te Teutes, rivale te drejteperdrejte.Perpara Beselidhjes rane te gjithe ekipet qe kane bere histori ne basketboll. Tirana, Vllaznia, Apolonia jane vetem disa prej ekipeve qe njohen forcen e Beselidhjes dhe pranuan fatin e tyre perballe lezhjaneve.
Ky eshte suksesi i nje qyteti qe ngjallet ne sport. Ndertimi i ekipit u plotesuan me pasionin e ideatorit te kesaj iniciative zv trajnerin Kliton Pasha. Ai ishte i vetmi qe guxoi dhe enderroi per ta pare Beselidhjen si triumfatore ne basketboll dhe duket se po ia arrin. Me fitoren e djeshme ndaj Teutes me rezultatin 85-73, Beselidhja eshte nje hap me prane shpalljes kampione te superliges ne basketboll. Kjo do te jete feste per Lezhen dhe nxitje qe mundesite ekzistojne.
Tashme ka mbetur vetem nje ndeshje per tu luajtur dhe matematikisht lezhjanet e Beselidhjes jane kampionet e rinj ne basketboll. Ky eshte sporti i vetem qe do ta njohe qytetin tone si qyteti i kampioneve dhe eshte rasti per te treguar se mundesite ekzistojne, thjesht ato duhen ndjekur e per te arritur suksesin duhet shume pune e mund dhe shume pasion per te ngjitur majat.