Beselidhja e ka festuar ne sheshin kryesor te Lezhes me qindra qytetare titullin e pare kampion ne basketboll per meshkuj. Ekipi i drejtuar nga Afrim Bilali eshte pritur fillimisht ne bashki nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu qe ka falenderuar sportistet dhe sponsoret per kete sukses te arritur qe bene krenar nje qytet te tere, ndersa ka deklaruar se tashme mbetet pjese e rendesishme ndertimi i pallatit te sportit dhe sipas tij kjo do te ndodhe shume shpejt.

Presidenti i ekipit Ylli Ujka nuk e ka fshehur krenarine per suksesin qe e rendit edhe Lezhen ne listen e kampioneve ne basketboll ne nje kohe kur askush se besonte.

Festimet per titullin e pare kampion te Beselidhjes ne basketboll per meshkuj ka vijuar deri ne oret e vona te mbremjes.

Artikulli paraprakFESTIVALI I FËMIJËVE, AURELA GAÇE RIKTHIM PAS 40 VITESH
Artikulli tjetërSHKOLLA “BESËLIDHJA” NXJERR MUZIKANTËT E PARË