Pas 4 fitoreve dhe një barazimi në fazen e dytë të kampionatit, ekipi lezhjan i Besëlidhjes në futboll po bëhet gati për sfiden e radhës përballë Sopotit i cili mban vendin e katërt në rënditje.Ndeshja do të luhet te shtunen në stadiumin e qytetit të Lezhës, ndërsa pritshmeritë e Besëlidhjes e cila kryeson kampionatin janë mjaft pozitive.Trajneri Dritan Smajli thotë se duhen fituar të pesë ndeshjet e mbetura, për të arritur objektivin dhe kapur kategorinë e parë.
Me fitoren e javës së kaluar përballë ekipit të Murlanit, Beselidhja eshte ngjitur ne kuoten e 40 pikeve dhe mban vendin e pare ne renditje, ndonese te njejten kuote pikesh ka edhe Valbona, por me bilanc me pozitiv ne ndeshjet direkte jane lezhjanet qe jane deri tani me afer kategorise se pare, por gjithsesi akoma asgje nuk ka perfunduar.