Kategoria e Pare ka zhvilluar pasditen e së shtunës ndeshjet e rradhes per raundin e 16-te, ku në Lezhe, Beselidhja barazoi vetem ne fund 2-2 ndaj Lushnjes, ne nje ndeshje direkte mes rivaleve.
Lezhjanet, per te cilet luajne edhe dy shkodranet kapiteni Klejdi Dibra dhe Samet Hepaj, bene nje hap fals ne shtepi, duke lene dy pike ne garen e kampionatit te Kategorise se Pare. Megjithate, duke marre ne konsiderate kronologjine e ndeshjes, Beselidhja duhet te jete e kenaqur edhe me kete rezultat, pasi barazuan vetem ne fund.Pjesa e pare u mbyll me disa raste sporadike dhe me rrjeta te paprekura. Nderkohe ne pjesen e dyte, sfida u hap nga Lushnja me sulmuesin Camko qe shenoi ne minuten e 63-te. Megjithate, pa u mbushur ende nje minute nga ky gol, Bruka barazoi per vendasit, teksa goditja e mesfushorit perfundoi ne rrjete.Ne te 75-ten, Lushnja kalon serish ne avantazh me Brunild Pepen, qe dergon shifrat ne 1-2. Megjithate, ne frymen e fundit te ndeshjes, Beselidhja ka shansin e arte per te barazuar rezultatin pas nje penalltie te fituar dhe Bruka tregohet i sakte nga pika e 11-metershit, duke e kthyer ne gol ate dhe duke shenuar nje dopiete ne kete perballje.Ndeshja nuk do te kishte me histori, me te dyja skuadrat qe vazhdojne te qendrojne ne zonen e ftohte te mbijeteses. Pas ketij barazimi, Beselidhja renditet ne vendin e parafundit ne kuoten e 14-pikeve ne tabelen e klasifikimit, teksa ndeshjen e rradhes lezhjanet do ta luajne ndaj Terbunit ne Puke.

Artikulli paraprakRRAPI SHEKULLOR NË PIRAJ TË LEZHËS
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 20 SHKURT 2023, ÇFARË SHKRUAJNË GAZETAT SOT