2-marsi Besëlidhja e Lezhës do të jetë festë zyrtare.Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik miratoi projektligjin e propozuar nga deputeti socialist i Lezhës Eduard Ndreca që 2 Marsi 1444, kur u themelua Kuvendi i Besëlidhjes së Lezhës, i cili çmohet të jetë pika e nisjes së krijimit të shtetit shqiptar, të shpallet ditë feste zyrtare.Në fjalen e tij në komision Deputeti Eduard Ndreca tha se në këtë mënyre nderohet figura e Gjergj Kastriotit dhe periudha më e lavdishme e historisë tonë kombëtare.
Nga viti i ardhshëm 2 marsi do të jetë një ditë pushimi, por qëllimi i propozuesit është të përdoret kjo datë për aktivitete ndërgjegjësuese mbarëkombëtare.Eduard Ndreca tha se do t’ju kërkojë edhe kolegëve të tij në Kosovë që edhe atje 2 marsi të jetë festë zyrtare.