Bashkia Lezhë ka marrë njësërë masash për mbarvajtjen e veprimtarive që do të organizohen në kuader të 580-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.Duke filluar nga ora 08:00 deri në oren 11:00 të së shtunës së 2-marsit do të jenë të bllokuara rrugët, Bulevardi Gjergi Fishta, nga ura e Lezhës deri tek Varrezat e Deshmoreve.

Rruga e Kallmetit, nga Sheshi Besëlidhja (kryqezimi me BLV.Gjergi Fishta), deri tek kryqezimi i rruges se Kallmetit me Rrugen e Ushqimores, ndërsa të gjitha rruget e tjera do te jene te hapura per qarkullim.

Bashkia Lezhë kërkon që Lagjia Skenderbeg te perdore rruget alternative (e Spitalit, e Fabrikes se Tullave, e Ushqimores). Për zbatimin e planit të masave është angazhuar Policia Bashkiake, ndërsa duke falenderuar qytetaret per mirekuptimin, Bashkia Lezhë fton të gjithë banoret të te behen pjese e festimeve me rastin e Festes se 2 Marsit, 580-vjetori i “Besëlidhjes së Lezhës”.

Artikulli paraprakBASHKIA BLLOKON PUNIMET NË HEC-in e THIRRËS
Artikulli tjetërKRYEBASHKIAKU BECI PRANË VLLAZNISË PARA “KLASIKES”