Besëlidhja e Lezhës nuk ka zhgënyjer në ndeshjen e rradhës në kampionatin e Kategorisë së Dytë. Lezhjanët arritën të marrin sërish një tjetër fitore, teksa mposhtën Veleçikun e Koplikut brenda në shtëpi me shifrat 2-0. Dy golat për Besëlidhjen në këtë ndeshje i shënoi sulmuesi shkodran Rigers Musaraj. Pas ndeshjes, trajneri i Besëlidhjes, Dritan Smajli u shfaq i lumtur me këtë fitore, pasi sipas tij kjo transfertë ndaj Veleçikut ishte një ndër më të vështirat e mundshme.
Edhe dy shkodranët e Besëlidhjes, Florind Bardulla dhe autori i dy golave, Rigers Musaraj, u shprehën se kjo ndaj Veleçikut është një fitore shumë e rëndësishme për synimet e lezhjanëve.
Pas kësaj fitoreje, Besëlidhja vazhdon të qëndrojë e para në renditje me 46-pikë dhe pas saj vjen Valbona me 43-pikë.