Nje gol i futbollistit Redinel Gjikolaj i ka mjaftuar ekipit lezhjan të Beselidhjes në futboll per te mundur Sopotin dhe per te vijuar me kryesimin e renditjes edhe pas javes se 16-te te kampionatit te kategorise se dyte.Ndeshje e luajtur në stadiumin e qytetit të Lezhës nuk ka qenë aspak e lehte, pai librazhdasit kane luajtur mire, duke i kushtuar shume rendesi mbrojtjes dhe ia kane dale qe ta mbyllin pjesen e pare me rezultatin e barabarte 0-0.Padyshim qe kjo gje nuk i pelqeu lezhjaneve qe u hodhen te gjithe ne sulm per te kerkuar golin e avantazhit dhe ia kane dale ta realizojne ne minuten e 74-te me ane te Gjikolajt. Me pas deri ne fund pavaresisht rasteve nuk ka patur gol tjeter dhe ndeshja u mbyll 1 me 0 për Beselidhjen e cila me kete trepikesh ngjitet ne kuoten e 43 pikeve duke vijuar te jete ne vendin e pare te renditjes, kur kane mbetur edhe kater jave deri ne fund te kampionatit.
Prej ndeshjes se pare të fazes se dytë te kampionatit Beselidhja ka ngjitur Valbonen e cila pret nje hap te gabuar tek lezhjanet, por djemte e drejtuar nga trajneri Dritan Smajli nuk po ia japin kete kenaqesi sepse jane te vendosur per t’u ngjitur ne kategorine e pare ne fund te kampionatit.