Terbuni i Pukes u perjashtua pak jave me pare nga kampionati si rrjedhoje e veprimeve te pahijshme te goditjes se arbitrave te ndeshjes, nderkohe qe sot nje tjeter skuader veriore si Beselidhja, ka rene edhe matematikisht nga kategoria.

Lezhjanet kane pritur ne fushen e tyre ekipin e Luzit dhe ne fund te 90 minutave, miqte kane fituar me rezultatin 1-0, me golin e shenuar nga futbollisti Hima ne minuten e 74-te.
Ne kete menyre, kur kane mbetur edhe tre jave nga fundi i kampionatit, tashme per Beselidhjen as matematikisht nuk ka me asnje shans per te shpresuar tek mbijetesa dhe tashme ajo behet bashke me Terbunin dy skuadrat qe i kane dhene lamtumiren kesaj kategorie. Nderkohe qe mbetet per t’u percaktuar se kush do jene edhe dy skuadrat e tjera qe do te bien me poshte.

Nje lajm ky shume i keq jo vetem per futbollin lezhjan, por edhe per ate shkodran sepse prej vitesh te tera, keto dy ekipe kane qene streha e futbollisteve te ketij qyteti te cilet duke mos gjetur hapesira tek Vllaznia, kane preferuar ta vazhdojne karrieren e tyre ne Lezhe dhe Puke.

Artikulli paraprakTOM DOSHI NË VELIPOJË: MBËSHTETJE BENET BECIT
Artikulli tjetërAKSI SHKODËR- HANI I HOTIT, BURIM AKSIDENTESH