Ekipi lezhjan i Besëlidhjes në futboll vijoj me fitore të thellë edhe në ndeshjen e radhes të fazës së dytë të kampionati.Përballja me Albanet e luajtur pasditen e së shtunës në Tiranë, u mbyll me fitoren e thellë të Besëlidhjes me rezultatim 4 me 0.Që në fillim të lojes takimi nisi me domonimin e topit nga miqtë ku nuk vonoj edhe goli i parë.Ishte futbollisti Përgjoni i cili shënoi në minuten e 17 dhe Besëlidhja kaloi në avantazh, por feraksioni i parë i lojës nuk u mbyll me kaq.Në minuten e fundit të pjesës së parë lezhjanet dyfishuan shifrat me një gol të shënuar nga Elbasani.Edhe pjesa e dytë e takimit nisi mire për lezhjant e Besëlidhjes.Në minuten e 56 mustafaraj shënoi golin e tretë dhe 1 minut më vonë ishte sërish Besëlidhja që shënoi me anë të Jakut dhe i gjithë takimi u mbyll me rezultatin 0 me 4.Me këtë fitore ekipi lezhjan i Besëlidhjes në futboll vijon të ruajë vendin e parë me 33 pikë, ndërsa javen e ardhshme e pret një sfidë e rëndësishme përballë Ilirisë së Fushë Krujës, ndeshja e cila do të luhet në qytetin e Lezhës.

Artikulli paraprakVLLAZNIA THYEN “MALLKIMIN” ME EGNATIAN
Artikulli tjetërDITË POZITIVE…SIDOMOS NË DASHURI, ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT