Ekipi lezhajn i Beselidhjes ne futboll ka arritur te fitoje, ndaj Murlanit dhe si rrjedhoje vazhdon ta ruaje vendin e pare te renditjes edhe pas javes se 15-te te kampionatit. Ndeshja ne mes ketyre dy skuadrave u luajt pasditen e se shtunes ne stadiumin e Lezhes dhe ne fund kane fituar vendasit me rezultatin 2-0.Ne fakt nuk ka qene nje fitore aspak e lehte sepse miqte te drejtuar nga trajneri Pepaj kane rezistuar fort dhe madje kane arritur qe ta mbyllin pjesen e pare ne shifrat e barabarta 0-0.Edhe ne fillimin e pjeses se dyte, ka qene perseri e njejta histori, me Beselidhjen qe haste ne veshtire per te shkuar drejt portes se Çakut, por kjo do te zgjaste deri ne minuten e 61-te kur do te vinte edhe goli i pare i ndeshjes.Autor i tij do te ishte sulmuesi shkodran Rigers Musaraj i cili ktheu qetesine ne kampin lezhjan. Po ky futbollist do te shenonte edhe golin e qetesise pikerisht ne minuten e 83-te, i cili do te mbyllte dhe ndeshjen ne shifrat 2-0.

Me kete fitore Beselidhja eshte ngjitur ne kuoten e 40 pikeve dhe mban vendin e pare ne renditje, ndonese te njejten kuote pikesh ka edhe Valbona, por me bilanc me pozitiv ne ndeshjet direkte jane lezhjanet qe jane deri tani me afer kategorise se pare, por gjithsesi akoma asgje nuk ka perfunduar.

Artikulli paraprakTRAJNERI OSMANI: PËR REZULTAT POZITIV NË KORÇË
Artikulli tjetërDITË RIKUPERIMI NË DASHURI, ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT