Ekipi i Besëlidhjes ka marrë fitoren e gjashtë rradhëzi në kampionat. Një gjë e tillë ka ndodhur në ndeshjen ndaj Veleçikut, të cilën e ka fituar në shifrat 3-1. Sa i takon këtij dueli, Besëlidhja arrin të shënojë golin e parë të ndeshjes që në minutën e 17-të me Danajn. Pjesa e parë nuk dhuron gola të tjerë, por në të dytën, kur pritej që vendasit të gjenin sërish rrugën e rrjetës, ndodh e kundërta. Në minutën e 50-të, koplikasit shënojnë me Shekajn që barazon shifrat. Më pas, në minutën e 63-të, lezhjanët fitojnë një 11-metërsh që kthehet në gol nga Marku, që nga pika e bardhë nuk gabon.Në momentin e dhënies së kësaj penalltie, Veleçiku e ka kontestuar shumë, aq sa u ndëshkuan me kartonë të kuq edhe dy futbollistë të ekipit koplikas, pikërisht kapiteni Çokaj dhe portieri Lopçi. Ndërkohë, më pas në të 87-tën, sulmuesi shkodran Musaraj shënon një tjetër gol për Besëlidhjen, duke e dërguar rezultatin në 3-1. Tashmë, deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit, nuk pati zhvillime të tjera dhe për rrjedhojë, Besëlidhja e fiton këtë ndeshje me rezultatin 3-1. Me këtë fitore, lezhjanët janë ngjitur në kuotën e 18-pikëve, ndërsa Veleçiku renditet në vendin e shtatë në tabelën e klasifikimit në kuotën e 10-pikëve.

https://youtu.be/MnrOsuZpEFk

Artikulli paraprak“GARANTIMI I RENDIT LIDHET ME LUFTËN KUNDËR ARMËMBAJTJES”, BALLA REAGON PAS OPERACIONEVE KOMBËTARE
Artikulli tjetërSHKODËR, 3 FËMIJË ME COVID- 19 NË SPITAL