Ekipi lezhjan i Besëlidhjes në futboll nuk mundi të marrë më shumë se 1 pikë në ndeshjen e luajtur në shtëpi, përballë Ilirisë së Fushë-Krujës.I konsideruar si dueli më i fortë i kategorisë së parë, ndeshja u mbyll në shifrat 0-0 mes dy skuadrave që pretendojnë ngjitjen një kategori më lart.Loja nisi e fortë, por pavarësisht disa rasteve anjëra nga skudrat nuk arritë të shënoje dhe kështu u mbyllën 45 minutat e para.Edhe në pjesën e dytë të takimit pati disa raste, por me rrjeta të paprekura dhe kështu u mbyll 90 minutëshi i lojës ku Besëlidhja dhe Iliria ndanë vetem nga 1 pikë.

Me këtë barazim ekipi lezhjan i Besëlidhjes në futboll ka arritur në kuoten e 34 pikëve, duke u barazua nga Valbona e cila fitoi ndeshjen përballë Terbunit të luajtur pasditen e së shtunës në Pukë.

Artikulli paraprakOSMANI: OBJEKTIVI NDAJ DINAMOS FITORJA
Artikulli tjetërKINI KUJDES…KUSHTOJINI VËMENDJE DASHURISË, ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT