Xhamia e plumbit nuk braktiset vetem nga besimtaret. Ka mjaftuar nje dite shi qe ky kult i besimit te rrethohet nga uji nga te kater anet, ndresa pamja e saj eshte trishtuese. Ne kete dite te cilen besmtaret e quajne te shenjte per kryerjen e faljes ato vijne prane xhamise se plumbit duke mos e lene te mbyllur dhe ne harrese sic kane bere tashme te gjitha institucionet si bashkia shkoder ashtu dhe monumentet e kultures.

Deri më sot ka patur edhe ndërhyrje të vogla por ende nuk ka ndonjë investim për mbrojtjen totale të Xhamisë së Plumbit. Disa herë është thënë nga Prefektura e Qarkut Shkodër se uji nuk do të përmbysë më xhaminë e plumbit por situata tregon të kundërtën. Vit pas viti pritet që të nis një investim madhor për rikonstruksionin e kësaj xhamie. Është qeveria turke ajo që e ka marrë përsipër pas një marrëveshje me Ministrinë e Kulturës e cila ka dhënë lejen për investimin duke qenë se gëzon statusin “monument kulture”.

Bëhet fjalë për një shifër prej afro 2 milionë dollarësh që do përfshijë rikonstruksionin e xhamisë por nuk është shumë e qartë nëse ka diçka të projektuar për të ndaluar përmbytjen e përvitshme të xhamisë. Kohë më parë drejtues të kësaj xhamie patën deklaruar se problem kryesor është pikërisht hidroizolimi por edhe thellësia nëntokësore që duhet të jetë 20 metër e po ashtu kërkohet edhe një pritë ndaj prurjeve të ujit. Edhe ky është një investim madhor që mund të kërkojë miliona euro dhe në rast se nuk realizohet atëherë Xhamia e Plumbit do të vuajë sërish nga përmbytjet edhe pse qeveria e Turqisë do investojë për rikonstruksionin.

Shumë projekte të tjera për drenazhim apo edhe mbrojtje të Xhamisë së Plumbit kanë shkuar dëm dhe mund të jetë abuzuar duke qenë se situata në çdo vit është e njëjtë sa herë ka reshje të dendura shiu apo prurje më të mëdha të lumenjve. Xhamia e Plumbit e ndërtuar në vitin 1773 është Monument Kulture i Kategorisë së Parë.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 19.01.2018
Artikulli tjetërVOLTANA ADEMI, NE OREN 15:00 LIVE NE STUDIO E HAPUR