Qindra besimtarë myslimanë u mblodhën që në orët e para të së premtes në qender te qytetit të Shkodrës për të falur namazin e festës së Kurban Bajramit.

Përpara besimtarëve, drejtues të myftinisë së Shkodrës bëne thirrje për më shumë dashuri dhe solidaritet mes njëri-tjetrit. Gjate predikimit me rastin e festës së kurban bajramit, prijësit fetarë në Shkodër, vleresuan se kjo festë ka një rëndësi shumë të madhe në këto kohë. Në këtë ditë, besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban e duke u solidarizuar me njerëzit në nevojë.

Artikulli paraprakEKIPI I VLLAZNISË URON KURBAN BAJRAMIN
Artikulli tjetërARSIMI PROFESIONAL, PUNËSIM JASHTË VENDIT