Plagët e botës së tronditur nga luftërat, dhuna, emigracioni dhe uria, ishin në qendër të procesionit të njohur si ‘Rruga e Kryqit’, i drejtuar nga Papa Françesku në Koloseo.

Paralajmërimet për sulme terroriste nuk kanë penguar mijëra besimtarë të dilnin nëpër rrugë, me rastin e ‘të Premtes së Zezë’, e cila në besimin e Krishterë përkujton vuajtjet e Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq.  Drejt Koloseos të blinduar nga masat e sigurisë, Kryqi u mbajt nga kardinali Agostino Vallini, një familje romane, persona me aftësi të kufizuara, por edhe nga laikë e fetarë prej vendeve të ndryshme. 

Artikulli paraprakFESTA E PASHKËVE, MESAZHI I KISHËS ORTODOKSE
Artikulli tjetër“PRENK JAKOVA”, SJELL NJË DHURATË PËR PASHKË