Listës së gjatë të sukseseve që Agjencia e Spektakleve “Buna 1” ka korrur ndër vite, i është shtuar mbrëmjen e së hënës edhe nata finale e edicionit të tretë të spektaklit “Best 10 North”.

Në një atmosferë dhe ambjent ku të ftuar ishin: artdashës të shumtë si dhe artistë e politikanë nga e gjithë Shqipëria, u bë ndarja e çmimeve për më të mirët veriut sa i takon vitit 2015. Në këtë mbrëmje u ndanë gjithsej 13 çmime. 9 të zgjedhur nga publiku përmes një votimi në faqën zyrtare elektronike buna1.net që zgjati rreth dy muaj, ndërsa 5 të tjerët u dhanë nga organizatorët e Agjencisë së Spektakleve “Buna 1”. Çdo çmim u përzgjodh nga 4 kandidatura duke vlerësuar kështu individë nga të gjitha fushat, që me talentin e tyre kanë nderuar Shkodrën e veriun gjatë vitit 2015. Disa nga çmimet që u dhanë në mbrëmjen gala të “Best 10 North” edicioni i III-të janë: Piktori më i mirë i vitit: Nikolin Luci; Shkrimtari më i mirë i vitit: Vera Sakaj; Talenti i ri më i mirë i vitit: Nilidon Pepushaj; Çmimi i karrierës: Bik Ndoja; Fotografi artistik më i mirë i vitit: Brigela Demaj; Këngëtari më i mirë i vitit: Orjeta Kelaj; Çmimi i mirënjohjes: Vildan Tufa si dhe çmimi Kryebashkiaku i vitit: Voltana Ademi etj. Arben Mazi, organizator për të tretin vit radhazi i këtij spektakli shprehet se ndihet shumë i kënaqur për realizimin e tij, duke premtuar se një organizim i tillë do të vazhdojë edhe vitet në vijim. “Best 10 North” është një event të cilin “Buna 1” e organizoi për here të parë në vitin 2012 me qëllim nderimin dhe vleresimin e artistëve, politikanëve, shkrimtarëve e sportistëve nga qyteti i Shkodrës dhe gjithë veriut.

Artikulli paraprakVLLAZNIT ULTRAS, REAGOJNË PËR ARRESTIMET NË STADIUM
Artikulli tjetërDEPUTETI BZHETA: MALËSIA DHE SHQIPTARËT PO DREJTOHEN KEQ