“Best Ten North” i organizuar nga agjencia e spektakleve Buna 1 dhe Buna 2 ka ardhur në vitin e 8-të të saj i organizuar në një mbrëmje të veçantë në teatrin “Migjeni” duke nderuar figura të njohura të artit e sportit por edhe duke dhënë çmimet për më të votuarit. Kështu arsimtarja më e mirë u votua nga publiku Mimoza Fishta, poeti më i mirë Bledar Tafaj,

piktori më i mirë Pashk Përvathi, këngëtarja më e mirë Klodiana Vata, aktori dramatik më i mirë Jozef Shiroka, agroturizëm “Mrizi i Zanave”, sportisti më i mirë Erdenis Gurishta, trajneri më i mirë Artur Lagja. Më pas u dhanë edhe disa çmime të tjera. Çmimi special që ishte edhe surprizë shkoi për aktorin e humorit Muhamet Çekinin në 70-vjetorin e tij.

Çmimin e mirënjohjes e morën shkrimtari Alfred Çapaliku dhe një tjetër emër i njohur Nard Bushati. Çmimi i karrierës iu dorëzua ish-futbollistit Ferid Rragami. Emra që u vlerësuan falenderuan për mirënjohjen dhe votat e publikut.

Producenti i “Best Ten North” Arben Mazi shpreh emocionet pas kësaj nate të veçantë
“Best Ten North” erdhi me një dekor ndryshe këtë vit, detaje të kuruara me profesionalizëm si dhe një atmosferë të ngrohtë me këngët e shumë artistëve që i shtuan

vlerat këtij aktiviteti i cili për çdo vit nderon figurat e artit dhe sportit në Shkodër, edhe ata që institucionet i lënë në harresë. “Star Plus Televizion” është një prej partnerëve të këtij spektakli.

Artikulli paraprakSHKODËR, ADEMI: NË KËSHILL PËR TË MBROJTUR PAKETËN FISKALE
Artikulli tjetërHARADINAJ: S’DUAM MINISHENGEN ME LIDER SERBINË. PO BËHET PËR TË HEQUR TAKSËN