Banoret e Thirres në Mirdite e kanë përshkallezuar reagimin e tyre kunder ndërtimit te HEC-it në këtë zonë. Pasi nuk kanë gjetur mbështetjen e Policisë, ata u vendosen pranë eskavatorit, duke bllokuar punimet qe sipas tyre janë të paligjshme.
Banoret e Thirres shprehen të vendosur më betejen e tyre per mbrojtjen e burimeve ujore, që sipas tyre po tentohen të grabiten nga kompania Sang 1 dhe Lajthiza Invest ne kundershtim me ligjin.
Banoret e fshatrave Thirre, Sang dhe Hebe do ti drejtohen prokurorise me nje kallezim penal si dhe do te veprojne vete per te mos lejuar kompanine e cila eshte marre e pandehur dhe nga organi i akuzes qe mos te vijoje paligjshmerine. Leja për ndërtimin e HEC-it dhe fabrikës së ujit në zonën e Thirrës është dhënë me 20 qershor 2018 dhe projekti po zbatohet nga kompania “Sang 1” shpk dhe Lajthiza Invest. Beteja për këtë çështje vijon të jetë në dyert e gjykatave, por ende nuk ka një vendim të formës së prere, ndërsa përplasjet për këte çeshtje vijojnë prej 5 vitesh.