5 muaj pas bllokimit të punimeve nga Zyra e Përmbarimit për HEC-et dhe fabriken e ujit në Thirrë të Mirditës, banor dhe përfaqësues të bashkisë u rikthyen në kantier për të monitoruar zbatimin e vendimit të gjykatës.Por punëtor dhe mjete u gjeten duke punuar në mënyre të paligjshme dhe në këto kushte drejtuesi i Njesisë Administrative të Fanit sinjalizoi menjëherë policinë.

Administratori i Fanit Edmond Gjonaj thotë se pavarësisht vendimit të gjykatës, kjo kompani ka vijuar të punojë në ndërtimin e HEC-eve dhe fabrikës së ujit në këtë zonë.
Banore të fshatrave Thirrë, Sang dhe Hebe që preken nga ndërtimi i HEC-eve dhe fabrikës së ujit akuzojnë policinë për mosveprim, ndërsa janë të vendosur në betejen e tyre për mbrojtjen e abuzimeve ujore dhe ekosistemit të zonës.

Pas sinjalizimit nga Bashkia Mirditë, policia mbërriti në kantierin e ndërtimit dhe pasi u njoh me dokumentacionin bëri të gjitha veprimet dhe referoi materialet në prokurori për kompaninë “SANG 1”, e cila u kap duke punuar në kundërshtim me vendimin e gjykatës.Leja për ndërtimin e HEC-it dhe fabrikës së ujit në zonën e Thirrës është dhënë me 20 qershor 2018 dhe projekti po zbatohet nga kompania “Sang 1” shpk, ndërsa deri më tani janë realizuar afro 50 % e punimeve. Ky është vetëm një prej disa dhjetëra konfliktesh të ngjashme që vijojnë prej vitesh në të gjithë vendin mes banorëve dhe kompanive e qeverive që kanë dhënë qindra leje për hidrocentrale në lumenj e përrenj.

Artikulli paraprakSHKËMBIM STUDENTËSH SHQIPËRI – KOSOVË, MINISTRJA E ARSIMIT: 30 BURSA NË VIT
Artikulli tjetërMIRDITË, TEKNIKU MINERAR NË GREVË URIE