Punimet për ndërtimit e HEC-it në Thirrë të Mirditës vijojnë, pavarësisht vendimin të bashkisë për pezullimin e tyre me një afat 60 ditor, përshkak të mungeses së dokumentacionit të kompanisë. Denoncimi është bërë nga banoret të cilët u rikthyen në terren dhe punëtor e mjete të rëndë u gjeten në pune, ndërsa nuk munguan as përplasjet dhe debatet mes tyre.

Banoret e fshatrave Thirrë, Sang dhe Hebe të cilët preken nga ky projekt thonë se kompania po punon në kundështim me ligjin, duke kryer një masakes mjediore në këtë zonë, ndërsa institucionet përgjegjëse në veprojnë, pavarësisht ankesave dhe denoncimeve të tyre të vazhdueshme.Ata i bëjnë thirre Bashkisë Mirditë që të marra për masa për zbatimin e vendimit të saj për pezullimin e punimeve si dhe paralajmerojnë përshkallëzim të reagimit.

Punimet për ndërtimin e HEC-it në Fan të Mirditës u pezulluan me 28 shkurt nga Bashkia Mirditë e cila gjobiti kompanine dhe me 300 mijë lekë, për shkak të mungesive në dokumentacion.Ndërkohë Leja për ndërtimin e HEC-it dhe fabrikës së ujit në zonën e Thirrës është dhënë me 20 qershor 2018, ndërsa beteja për këtë çështje vijon të jetë në dyert e gjykatave, por ende nuk ka një vendim të formës së prere.

Artikulli paraprakMATËSAT INTILIGJENT, “ELEMINON VJEDHJET E ENERGJISË”
Artikulli tjetërSHFAQJA “ E DJEGUR PËR SË GJALLI” NË TEATRIN MIGJENI