Forcat ruse thuhet se kanë marrë kontrollin e aeroportit pranë Kievit. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes. Kjo e fundit thotë se forcat e saj kanë marrë kontrollin e aeroportit kyç Hostomel pranë Kievit, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Ai thotë se 200 helikopterë rusë dhe një forcë uljeje është ulur të ta pushtuar aeroportin. Po ashtu BBC, duke iu referuar Ministrisë ruse të Mbrojtjes, se Kievi është “i bllokuar nga Perëndimi”.

Rreth 18,000 armë me municion u janë shpërndarë rezervistëve vetëm në rajonin e Kievit që nga fillimi i pushtimit rus të enjten herët, sipas autoriteteve ukrainase.

Në një deklaratë të përbashkët, ministri i mbrojtjes Oleksiy Reznikov dhe Valeriy Zaluzhniy, shefi i shtabit të Forcave të Armatosura, thanë se do të vijnë më shumë armë.

“Së shpejti do të marrim mbështetje shtesë me armë moderne dhe burime të tjera nga partnerët tanë,” thanë ata.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky urdhëroi dje një mobilizim të përgjithshëm ushtarak.

Zelensky tha se “për të garantuar mbrojtjen e shtetit, për të ruajtur gatishmërinë luftarake dhe mobilizuese të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe formacioneve të tjera ushtarake”, u urdhërua një mobilizim me bazë të gjerë, duke përfshirë në kryeqytet, Kiev, dhe në të gjitha qytetet kryesore të Ukrainës..

Kjo përfshinte ndalimin e daljes nga vendi të të gjithë shtetasve meshkuj nga 18 deri në 60 vjeç, sipas Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare.

“Sot kemi nevojë për gjithçka!”, Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës thirrje qytetarëve: Bashkojuni luftës, pavarësisht moshës!

Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës përmes një postimi në Twitter iu kanë bërë thirrje të gjithë civilëve që të bashkohen në luftë pavarësisht nga mosha e tyre.

Deklarata, që i atribuohet Komandantit të Trupave, Yuri Galushkin, thotë:

“Sot, Ukraina ka nevojë për gjithçka. Të gjitha procedurat për anëtarësim janë thjeshtuar. Merrni vetëm pasaportën dhe numrin e identifikimit. Nuk ka kufizime moshe.”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se që prej orëve të para të mëngjesit të djeshëm Rusia lëshoi raketa në drejtim të Kievit, ku deri më tani janë shënuar humbje mbi 137 viktima, mes tyre ushtarë dhe civilë.

Artikulli paraprakSHKODËR, PEDAGOGËT: MBËSHTESIM XHEMAL BUSHATIN
Artikulli tjetërKANDIDATI BARDH SPAHIA TAKIM ME BANORËT E RAJONIT NR 4