Në një ndeshje miqësore por dramatike, Vllaznia në basketboll për meshkuj ka fituar në sekondat e fundit ndaj ekipit të Suharekës, Golden Eagle Ylli me rezultatin 81-80.
Ka qenë kapiteni Bërdica ai që u tregua vendimtar me dy pikët e fundit. Vllaznia aktivizoi edhe tre amerikanët ndërkohë që në fushë ishte një betejë amerikanësh sepse edhe skuadra e Suharekës kisht 4 të tillë. Rivaliteti është shtuar tek Vllaznia dhe për trajnerin Gjeçaj do luajnë ata që e meritojnë. Tekniku Gjeçaj i pyetur për titullin kampiona tha se Vllaznia është e kompletuar për të rivalizuar dhe se do vendoset në fazën play off.