Ambasadori i BE-së, Soreca reagon pas betimit të 8 prokurorëve të SPAK te Meta.
“Mirëpresim betimin e 8 prokurorëve të SPAK para presidentit. Tani ata janë gati të nisin punën. Një tjetër moment i rëndësishëm për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Lufta kundër Korrupsionit dhe organizimit të krimit është përparësia kryesore për Shqipërisë dhe rrugën drejt anëtarësimit të BE-së”, shkruan Soreca.