Kthimi i dekretit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, nuk do të shqyrtohet nga Kuvendi deri sa të thotë fjalën e saj Komisioni i Venecias.
Kjo u tha nga sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i cili u shpreh se do të dekreti i kthyer nga Meta nuk do të diskutohet dhe sa shqyrtohet në Kuvend pasi do të respektohet deri në fund opinionin i Venecias, i cili pritet të jap opinionin përfundimtar më 22 mars.
‘Deri në marrjen e Opinionit përfundimtar zyrtar nga Komisioni i Venecias dekreti i rikthyer nga Presidenca nuk do të diskutohet dhe as shqyrtohet në Kuvend, për të respektuar deri në fund Komisionin e Venecias’, tha Balla
Presidenti Ilir Meta ktheu dekretin që i heq atij të drejtat për ceremoninë e betimit të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese në tubimin e 2 marsit, para njerëzve të mbledhur në shesh.
Ai firmosi në ‘zyrën’ e tij jashtë Presidencës dhe para ‘sovranit’ dekretin e parë që rrëzon sipas tij anti-kushtetueshmërinë në vend dhe lufton ‘grushtin e shtetit’ . Meta kërcënoi se nëse ky dekret nuk merret seriozisht nga Kuvendi, atëherë ai do të shkojë në Parlament së bashku me popullin dhe do të firmosë dekretin e tij të dytë, atë të shpërndarjes së tij.
Përtej kërcënimeve, Meta nuk ka asnjë të drejtë Kushtetuese për të shpërndarë Parlamentin. Ndërsa Komisioni i Venecias publikoi sot draft-raportin dhe është në pritje të komenteve të palëve, Kuvendit dhe Presidentit, për shqyrtim deri më 20 mars që do të paraqiten në raport. Raporti përfundimtar publikohet më 22 mars.