Qindra vullnetarë nga zona e Hajmelit dhe fshatrat përreth kanë rijetëzuar momentet biblike të lindjes së Krishtit.
Çdo gjë është e përgatitur në detaje që nga veshjet, tek aktrimi dhe realizimi i personazheve nga libri i shenjtë .
Organizatorët thonë se kjo eksperiencë po perfeksionohet cdo vit , ndërsa numri i vizitorëve është gjithnjë e më i lartë .
Vizitorët jane të shumtë, nga fëmijët tek të rriturit, madje dhe të huaj .
Kjo eksperience unike tashmë është kthyer në pelegrinazh turistik cdo fundvit në zonën e Hajmelit duke e bërë të njohur këtë fshat në të gjithë Shqipërinë .
Për të gjithë ato që e kanë humbur, organizimi i rradhës do të jetë data 2 janar.