Famullia e Shën Palit dhe Shën Pjetrit në Hajmel te Shkodres ka realizuar “Betlehemin e gjallë” tashmë e kthyer në një traditë të përvitshme. Që në hyrje përfshihesh nga një ndjesi harmonie dhe paqeje që të mbush zemrën. Me pjesëmarrjen e mbi 250 personazheve të ndryshem, të gjithë në mënyrë vullnetare janë bërë pjese e “Betlehemi I gjallë” për të sjellë pranë njerëzve shpirtin e festës dhe dashurinë ndaj zotit.

Punime me dorë, qilime të rrallë, ushqime tradicionale të zonës, kërcime nga të mëdhenj e të vegjël. Një atmosferë e veshur plotësisht si të ishim në Betlehemin e viteve 800, edhe përmes veshjeve të veçanta të kohës.Betlehemi I gjallë do të vazhdojë të organizohet edhe në vitet e ardhshme.

Një eksperiencë unike që do ta shijoni në cdo moment që do kaloni në brendësi të tij. Nuk është diçka vetëm religjoze, por edhe kulturore e cila u hap mbrëmjen e 26 dhjetorit por për ata që nuk arritën ta shijonin “Betlehemi I gjallë” do të jetë I hapur edhe në datën 1 janar 2023 nga ora 16 deri në orën 20:00

 

 

Artikulli paraprakORGANIZOHET AKTIVITETI “ASNJË FËMIJË JASHTË”
Artikulli tjetërSALLË PËR VESHJET LITURGJIKE NË PINAKOTEKËN “LIN DELIJA”