“Betlehemi i Gjallë”, vendi ku lindi Jezusi në Jeruzalem u improvizua në oborrin e kishës katolike në Shkodër nga famullia “Zoja e Shkodrës” dhe shkolla “Zemra e Krishtit”.
Këtë atmosferë feste arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra e shfrytëzon për të dhënë disa mesazhe në mënyrë që institucionet, shkollat, familja dhe e gjithë shoqëria të jetë më e kujdesshme me fëmijët të cilët po shkojnë drejt krimeve apo bullizmit dhe fenomeneve të tjera negative.

Drejtues të shkollës “Zemra e Krishtit” tregojnë se është e hera e parë që “Betlehemi i Gjallë” organizohet në këto përmasa ndërsa një ndihmë kanë dhënë vetë fëmijët dhe prindërit.

Ndërkohë nxënësit të cilët u veshën me rroba ashtu si banorët e Jeruzalemit përpara se të lindte Jezusi tregojnë emocionet që përjetuan.

Besimtarët e pranishëm shijuan një mbrëmje ndryshe në oborrin e kishës katolike në Shkodër duke përjetuar “Betlehemin e Gjallë” nga fëmijët dhe të rinjtë të cilët përcollën edhe mesazhet pozitive të ngjarjes më të madhe për të krishterët.

Artikulli paraprakSURPRIZA NË SHKODËR, PROPOZIMI PËR FEJESË
Artikulli tjetërBORXHI, PLAGOSET ME 4 PLUMBA 40 VJEÇARI