Sot janë betuar gjashtë deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë. Ata janë kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Rroshi, Nikolin Staka nga listat e PD-së në Shkodër, Zef Shtjefni kryetar i Partisë “Ora e Shqipërisë” po nga listat e qarkut të kryeqendrës së veriut.

Gjithashtu janë betuar edhe Eugen Bojaxhi, Andi Përmeti nga listat e PD-së, i cili është edhe themelues i partisë më të re ‘Bindja Demokratike’ dhe Fatjona Koço. Ndërsa Erjon Piciri, i cili ka qenë kandidat për kryetar të PD-së nuk ishte sot në Kuvend për t’u betuar pas marrjes së mandatit.

Me betimin e gjashtë emrave të fundit, numri i deputetëve të betuar në Kuvend shkon në 108, Erjon Piciri pritet që të betohet në seancën e radhës, ndërsa dy të tjerë pritet që të marrin mandatin, pasi kanë dorëzuar dokumentacionin në KQZ.

Deputetët në Kuvendin e Shqipërisë
PS+79 mandate (Me 3 PDIU, Tom Doshi dhe Robert Bitri)
Tre nuk u dogjën që në fillim:

1. Lefter Koka

2. Myslim Murrizi

3. Rudina Hajdari

Janë betuar:

1. Ylli Shehu

2. Aurora Mara

3. Enver Roshi

4. Edmond Rrushi

5. Ediola Braha

6. Edlira Hyseni

7. Elda Hoti

8. Ralf Gjoni

9. Nimet Musaj

10. Enada Kociraj

11. Amra Borova

12. Lefter Maliqi

13. Alban Zeneli

14. Ligoraq Karamelo

15. Majlinda Halilaj

16. Arben Elezi

17. Adriatik Alimadhi

18. Korab Lita

19. Halit Jakimi

20. Arlind Çarçani

U betuan sot;

1. Eugen Bojaxhi LSI Berat

2. Andi Përmeti PD Korçë

3. Fatjona Koço PD Gjirokastër

4. Artur Rroshi nga PD Tiranë

5. Nikolin Staka nga PD Shkodër

6. Zef Shtjefni nga PD Shkodër

Pritet te betohet seancen e radhes

Erjon Piciri PD Tiranë

Artikulli paraprak200 PALË KËPUCË TË TË RINJVE TË LARGUAR PARA PARLAMENTIT, FRPD: S’DO LEJOJMË ZGJEDHJE NË 30 QERSHOR
Artikulli tjetërRRËFIM – EDMOND DIBRA