Në seancën e sotme është betuar deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Astrit Veliaj. Pas leximit të tekstit nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Astrit Veliaj është betuar.
Veliaj zuri vendin e Eduard Halimit, i cili dorëzoi mandatin e deputetit.
Mandati i Veliajt është shoqëruar me debate, pasi hoqën dorë nga lista e PD në Berat dy grat.
Ky është mandati i dytë i Astrit Veliaj në Kuvendin e Shqipërisë.