Pas 88 ditësh nga zgjedhjet e 4 marsit, Italia ka qeverinë e saj. Më në fund është arritur marrëveshja qeverisëse mes Lëvizjes 5 Yje e Partisë Lidhja. Kabineti i ri qeveritar është betuar para presidentit italian, Sergio Mattarella pasditen e sotme.

Presidenti i dha mandatin e kryeministrit, juristit Giuseppe Conte, ndërsa dy liderët e koalicionit qeverisës Luigi Di Maio e Matteo Salvini do mbulojnë rolin e zëvendës/kryeministrave.

Gjithashtu, Matteo Salvini, do të jetë Ministër i Brendshëm ndërsa Luigi Di Maio në postin e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Punës e Politikave Sociale.

Qeveria Conte do të ketë 18 ministra, 5 prej të cilave janë femra.

Ekonomisti, Paolo Savona, i debatuar më herët për postin e Ministrit të Ekonomisë e Financave, do të jetë Ministër për Politikat e Bashkimit Europian, ndërsa Ministër i Ekonomisë është emëruar Profesori Giovanni Tria.

Ministër i Jashtëm është emëruar Enzo Moaveri, me një eksperiencë profesionale të gjatë pranë institucioneve europiane e ish-Ministër i Politikave europiane në qeverinë Letta e Monti.

“Do të punojmë fort për të arritur të gjitha objektivat e programit tonë qeverisës”, janë fjalët e para të Giuseppe Contes si kryeministër .

“Do të punojmë fort për të përmirësuar cilësinë e jetës të të gjithë itlianëve.”

Në ora 16.00 të pasdites së sotme, Qeveria e re italiane do të bëjë betimin tek Presidenti Sergio Mattarella

Artikulli paraprakI DËNUAR NË ITALI ME 4.8 VITE BURG PËR TRAFIK KANABISI, ARRESTOHET NË TIRANË
Artikulli tjetër1 NË 5 FËMIJË ME PROBLEME TË SHËNDETIT MENDOR