Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ishte I ftuar në emisionin “‘Che Tempo Che Fa” të komedianit Fabio Fazio, ku ka folur mbi disa tema lidhur me të ardhmen e tij si dhe për sezonin e torinezëve.

“Jam i qetë. Kritikat janë pjesë e futbollit. Unë kam të drejtë të japë opinionin tim pavarësisht se mund të mos ju pëlqej juve.Futbolli është një sport idiot për njerëzit inteligjent”.

Në këtë sezon Juventusi është eleminuar nga Kupa e Italisë nga Atalanta dhe nga Champions League nga Ajaksi. Përsa i kampionatit, bardhezinjtë kanë siguruar matematikisht titullin e 8 radhazi.

“Të fitosh titullin kaq shpejt do të thotë që na lejohet të relaksohemi. Eleminimi nga Champions League na djeg ende, por futbolli i tillë është. Duhet të dish të pranosh edhe humbjen”, tha 51 vjeçari.

Trajneri e mbylli deklaratën duke “hedhur” dritë mbi të ardhmen e tij.

“Ju kam thënë që objektivi im është të qëndroj. Kam akoma edhe 1 vit në kontratë. Do të takoj presidentin për të sqaruar gjithçka”.

Artikulli paraprakVIDEOJA E SHQIPTARIT BËHET HIT, 1 PESHK I KUSHTON 1.5 MLN FRANGA
Artikulli tjetërSOCIALISTËT FITOJNË ZGJEDHJET NË SPANJË