Biblioteka e qytetit të Shkodrës “Marin Barleti” vijon që të jetë ndër institucionet e kulturës ndër të më frekuentuara ku lexuesi ka shfaqur ineteres të lartë edhe pse jemi në sezonin e verës.

Drejtori i këtij institucioni Gjovalin Çuni thotë se pushuesit nëpër plazhe e kanë librin si një mjet të mirë për kalimin e kohës së lirë. Këtë vit ka një risi ku emigrantët janë të interesuar që fëmijët e tyre të lëxojnë libra jo vetëm në gjuhën shqipe por edhe të vendeve ku ata jetojnë për shkak se tashmë janë integruar në ato vende. Drejtuesit e Bibliotekës saktësojnë një tjetër tregues pozitiv është rritja e numrit të lexuesve të vegjel numri i të cilëve është gjithnjë në rritje. Gjithashtu kërkohet edhe modernizimi i shërbimeve , shtimi numrit të autorëve dhe sidomos dixhitalizimi I botimeve si mënyra e vetme për të mbajtur në kontakt lexuesin me librin.

Artikulli paraprakKULMI I SEZONIT TURISTIK, VELIPOJA PËR 30 MINUTA NË ERRËSIRË
Artikulli tjetërPUSHUESIT NDOTIN PLAZHIN PUBLIK TË SHIROKËS