Presidenti i SHBA, Joe Biden, pritet t’i japë sot një tjetër goditje të fortë Presidentit rus, Vladimir Putin, teksa nuk ndalet në pushtimin e tij në Ukrainë, duke vrarë edhe gra e fëmijë.

“CNN” raporton se Presidenti Biden pritet të ndalojë sot importet e naftës, gazit natyror dhe qymyrit rus në SHBA, sipas burimeve të njohura me vendimin.

SHBA do ta bëjë këtë lëvizje të njëanshme, pa aleatët e saj evropianë, për shkak të mosmarrëveshjeve mes vendeve evropiane, nëse do të ndalojnë energjinë ruse. Vendet e BE-së kanë dukshëm më shumë ekspozim ndaj energjisë ruse, sesa SHBA.

Zyrtarët amerikanë vendosën, duke pasur parasysh presionin ekstrem politik në vend, që ta ndërmarrin këtë hap pa koalicionin.

Artikulli paraprakZGJEDHJET, STAR PLUS MBULIM LIVE KUDO
Artikulli tjetër“PËRPJEKJET PËR TË NDIHMUAR UKRAINËN NUK NDALEN”, JOHNSON: PUTIN SYNON TË KRIJOJË NJË SFERË TË RE TË NDIKIMIT RUS