Presidenti amerikan Joe Biden ka konfirmuar se do të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme në vitin 2024 për të rimarrë një mandat tjetër në drejtimin e shtëpiseë së bardhë por ai nuk ka shpallur ende zyrtarisht pjesënmarrjen në zgjedhje. Biden 80-vjeçar, tha të hënën nga shtëpia e bardhë se nuk ishte ende i përgatitur ta shpallte zyrtarisht vendimin e tij, kjo ka lënë të kuptohet shumë herë në të kaluarën se ai do të kërkojë rizgjedhjen, por vonesa në një njoftim zyrtar mund të jetë e qëllimshme, pa asnjë demokrat tjetër për ta sfiduar atë. Si zoti Biden ashtu edhe nënpresidentja Kamala Harris kanë thënë se do të kandidojnë së bashku, me këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë të vendosur për të marrë vendimet përfundimtare për nisjen e fushatës së rizgjedhjes.

Para kësaj, Zonja e Parë Jill Biden tha se qëllimi i burrit të saj ishte të kërkonte rizgjedhjen. Duke folur në një udhëtim pesë-ditor në Afrikë në fillim të këtij viti, ajo tha se nuk ka mbetur “shumë” asgjë për të bërë përveçse të përcaktojë kohën dhe vendin për njoftimin. Kjo qasje e “qëllimshme” për të lënë të kuptohet për një ofertë rizgjedhjeje për publikun, mund të nxitet nga një sërë faktorësh duke përfshirë mungesën e një sfiduesi të qartë brenda partisë Demokratike; dhe aktakuza e Donald Trump që ka marrë vëmendjen politike.

Në të kaluarën ka pasur shqetësime lidhur me moshën e zotit Biden dhe nëse ai është shumë i vjetër për të vazhduar udhëheqjen e vendit, pasi ai do të ishte 86 vjeç në fund të një mandati të dytë. Pavarësisht zvarritjes së zotit Biden, disa faktorë duke përfshirë nevojën për të mbledhur fonde për një gjyq të fushatës do të ndikojnë në afatin e shpalljes së kandidaturës së tij.

Artikulli paraprakDEKLARATA PËR TË ARDHURAT/ AFATI SKADON NË 30 PRILL
Artikulli tjetërREFORMA E PAGAVE, RAMA: MJEKJA E PËRGJITHSHME DO TË MARRË 129 MIJË LEKË NË 2024