Presidenti Biden ka vendosur të mos e caktojë Rusinë si shtet sponsor e terrorit, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.
Është një emërtim të cilin Ukraina e ka kërkuar, por Moska ka paralajmëruar se do të dëmtonte lidhjet SHBA-Rusi.
Përcaktimi i Rusisë në atë mënyrë rrezikonte të vononte eksportet e ushqimit dhe të rrezikonte marrëveshjet për lëvizjen e mallrave përmes Detit të Zi, tha zonja Jean-Pierre.
Biden premtoi gjithashtu ‘mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën’ ndërsa përgëzoi Liz Truss
Presidenti i SHBA Joe Biden vuri theksin në punët e jashtme, duke përfshirë Ukrainën, ndërsa përgëzoi Liz Truss që u bë kryeministre e re e Mbretërisë së Bashkuar.
Zoti Biden tha se pret me padurim “thellimin e marrëdhënieve të veçanta midis vendeve tona dhe bashkëpunimin e ngushtë për sfidat globale”.
Kjo përfshin “mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën pasi ajo mbrohet kundër agresionit rus”.